Dërgimi i produkteve të porositura
11.1 Konsumatori e ka të drejtën e zgjedhjes së mundësisë që produktet e porositura t’i dërgohen drejtpërdrejt në adresën, të cilën e përcakton vetë me rastin e regjistrimit në programin apo platformën e shitësit.
11.2 Dërgimi i produkteve në adresën e konsumatorit është me pagesë deri në shumën 49.90 €. Mbi shumën 49.90 €, transporti do të jetë pa pagesë.
11.3 Vlera minimale e porosisë (produktet e porositura), pa përfshirë shpenzimet e transportit, është 20 €.
11.4 Transporti i porosisë bëhet në dy mënyra:
1. Standard transporti paguhet 2.00 €
2. Express transporti paguhet 2.99 €
11.5 Koha e transportit: 09:00 – 21:00.
11.6 Standard transporti bëhet në 4 termine gjatë ditës si në vijim:
TERMINI KOHA E LIFERIMIT KOHA E POROSISË
1 09:00 -12:00 NJE DITË MË HERËT DERI NË ORA 22:00
2 12:00 -15:00 DITËN E NJËJTË DERI NË ORA 12:00
3 15:00 -18:00 DITËN E NJËJTË DERI NË ORA 15:00
4 18:00 -21:00 DITËN E NJËJTË DERI NË ORA 18:00
Dërgimi i produkteve sipas paragrafëve të mësipërm vlenë vetëm për territorin e Komunës së Prishtinës, sipas hartës të paraqitur në platformë.
11.7 Nëse kërkohet transporti standard, termini për transport caktohet në terminin e radhës pas pagesës. Transporti i porosisë mund të paracaktohet edhe në ditët e tjera pas ditës së porosisë, por jo më vonë se 7 ditë pas pagesës, në terminë kohor (4 sosh), sipas tabelës ku mund të zgjedhen terminet. Përcaktimi i terminit të transportit duhet të bëhet me datë dhe orë, sipas tabelës 11.5.
11.8 Dërgimi i produkteve brenda territorit të Komunës së Prishtinës bëhet nga shërbimi i kompanisë.
11.9 Me rastin e dorëzim/pranimit të produkteve të porositura, lëshohet konfirmim i dorëzim/pranimit të produkteve në të cilin shënohet data dhe ora e pranimit të produkteve, si dhe emri, mbiemri dhe nënshkrimi i personit që pranon produktet.
11.10 Një kopje e konfirmimit mbetet për kompaninë dhe një për konsumatorin.
11.11 Në rast se konsumatori ka përzgjedhur kohën e liferimit në afat më të shkurtër sesa plani i liferimit si më lart, “MAXI E-Shop” gëzon të drejtën ta refuzojë porosinë ose në marrëveshje me konsumatorin ta ndryshojë terminin e liferimit të porosisë.
11.12 Malli do t’i liferohet konsumatorit në terminin e përcaktuar vetëm pas konfirmimit të pagesës ose konfirmimit të porosisë përmes telefonit. Megjithatë, “MAXI E-Shop” gëzon të drejtën e refuzimit të porosisë, nëse eventualisht hasë në probleme të ndryshme të moslajmërimit të konsumatorit në telefon apo dyshimeve të natyrave të ndryshme dhe të arsyeshme, që pamundësojnë liferimin e mallit.
11.13 Në rast se konsumatori paraqet të dhëna të pasakta, kompania do të iniciojë procedurë penale në lidhje me mashtrimin dhe procedurë civile – për kompensim të dëmit të shkaktuar.